Drejtori i ndërmarrjes Hekurudhat Transport, Mubekir Pallashi ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë njoftuar nga partia Alternativa.
Njoftimi i plotë
LAJM I HIDHUR
“Të Zotit jemi dhe te Ai do të kthehemi”
E njoftojmë anëtarësinë dhe opinionin më të gjerë se sot, në orët e hershme të mëngjesit, Mubekir Palloshi – Sekretar i Departamenteve të Alternativës dhe drejtor i ndërmarrjes publike “Hekurudhat – Transport”, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, duke na krijuar dhimbje të madhe të gjithëve.
Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë. Zoti e pastë mëshiruar dhe i dhashtë sabër familjes”, thuhet në njoftimin e Alternativës.