Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Burt Young, aktori hollivudian që mori famë me rolin e tij në seritë e filmit të famshëm “Rocky”.
Young ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxheles, për shkaqe të cilat familjarët nuk i specifikuan.
Lajmi u përhap me shpejtësi pasi një mesazh lamtumire i kushtoi në Instagramin e tij edhe ylli i kinemasë amerikane Silvester Stalone, i cili e quan “një mik të shtrenjtë që botës do t’i mungojë shumë“.
Në seritë e filmit Roki, Young luante rolin e Pauli Penino, kunati dhe miku më i ngushtë të Roki Balboas që luhej nga Stalone.
Burt Young ishte emri i tij i artit, pasi ai quhej Gerald Tomaso DeLuis, i lindur në nju Jork në një familje me origjinë italiane.
Young ka luajtur dhjetëra role, që në debutimin e tij në filmin Karnival Blad në vitet ‘70, ndërsa ka qenë pjesë edhe e filmave të tjerë të famshëm si “Na ishte një herë në Amerikë, “MASH” e “Sopranot”.
Tv Klan