Ndërroi jetë Jusuf Al-Kardavi, themelues i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë

Dijetari mysliman me ndikim Sheiku Jusuf al-Karadavi sot ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, lajmi u bë i ditur nga llogaria e tij zyrtare në Twitter.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt. Shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar.

Ai ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.

Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share