Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka ndërprerë debatin për propozimin francez. Shërbimet nga Kuvendi informojnë se debati do të vazhdojë nesër në orën 11, informon KlanM.
Debati u ndërpre menjëherë pas thirrjes së deputetit të Levicës Kërmov që qytetarët të dalin në protestë para Kuvendit. /KlanMacedonia/