ARSOVSKA: NGA MENAXHMENTI NUK KANË QENË TË KËNAQUR ME PUNËN E TYRE
Një ditë pasi ndërmarja Higjiena Komunale Shkup nuk iu vazhdoi kontratat e punës, kanë reaguar ish punëtorët. Thonë se janë larguar nga puna për pazare politike, ndërkaq mohojnë deklaratat e Drejtorisë se të njëjtit nuk kanë qenë të rregullt në vendin e punës dhe se nuk kanë kryer detyrimet.
“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se largimi jonë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm! Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve, sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla”,deklaruan punëtorët e larguar nga N.P Higjiena Komunale – Shkup.
Të njejtin arsyetim, si të drejtorisë që dha një ditë më parë dha edhe edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Udhëheqesia nuk ka qenë e kënaqur me to dhe se ato s’kanë qenë në punë nuk bëhet fjalë për etnikum sepse ka persona të të gjithë etniteteve. Po bëhet fjalë për persona qe nuk janë paraqitur në punë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qyetit të Shkupit.
Ekipi KlanMaqedoni tentoi të mësoj edhe gjatë ditës së djeshme arsyjen e vërtetë të largimit të këtyre punëtorëve, por u prit me nervozizëm nga ana e të punësuarve në këtë ndërmarje. Nga ndërmarja në fjalë thanë se ndëprerja e kontratave për të punësaurit është për shkak të mos rrespektimit të orarit të punës dhe se disa prej tyre nuk kanë qenë të nevojshëm për ndëmarjen./KlanMacedonia/