Ndërimi i dokumenteve personale, në disa përfaqësi konsullare do të punohet në dy turne

OSMANI: PUNA NË DY TURNE ATJE KU DO TË PARAQITET NEVOJA

Për shkak të numrit të rritur të kërkesave për nxjerrjen e dokumenteve personale, për shkak të afatit deri në shkurt për ndërrimin e dokumenteve për udhëtim, në përfaqësitë konsullare të Maqedonisë së Veriut në Bernë, Bon, Berlin, Mynih dhe Londër, do të vendoset punë në dy turne.

“Kemi një fluks të madhë të kërkesave për pasaporta, sidomos në ambasada të caktuara por megjithatë për shkak të afatit të caktuar që nga muaj Shkurt të vitit të ardhshem 2024 ku do të duhet që të ndërrohen pasaportat dhe për këtë kemi vendosur të dërgojmë një grup nga MPB-ja , për të mundësuar punen me dy turne në periudhen e ardhshme” – tha Bujar Osmani.

Kreu i diplomaicsë, bujar osmani shtoi se në rast të paraqitjes së nevojës, puna në dy turne do të zhvillohet edhe në përfaqësitë konsullare të Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share