Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa me mbetje bore, pas ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes. Reshje të dobëta bore janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë.
Ndalime për automjete të rënda për shkaqe parandaluese ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Tetovë-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strumicë-Berovë.