Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit Tik Tokun ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve Rojter ka cituar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se ndalimi është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
BBC shkruan se bllokimi i TikTok vjen pas një muaji nga vrasja e nxënësit 14 vjecar në një shkollë në Tiranë, e cila i kishte fillesat në një konflikt që nisi në rrjetet sociale.
Vrasja ndezi një debat në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin që kanë rrjetet sociale tek të rinjtë.
Britanikja “The Guardian” citon gjithashtu deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë që ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës. Ndërkaq në artikullin e saj britanikja “The Guardian” citon deputeten e opozitës Ina Zhupa që e cilëson këtë një vendim diktatorial dhe akt të rëndë kundrë lirisë së fjalës dhe demokracisë. Lajmi u publikua edhe në Asociated Press, Al Jazeera, etj.
Në një reagim për këto media, platforma Tik Tok u shpreh përmes zëdhënësit të saj se kërkon “sqarime urgjente” nga qeveria shqiptare.
citim dubel TIK TOK
“Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë ngjarje po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
TikTok është tashmë i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të kësaj platforme. Është gjithashtu i bllokuar në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali.
TikTok po lufton gjithashtu kundër një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan, i cili do ta ndalojë aplikacionin nga 19 janari, nëse nuk shitet nga ByteDance – kompania e saj mëmë kineze.
Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.