Ndalimi i Sinanit, Kosova kërkon nga Serbia të mos diskriminojë në baza etnike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës e ka dënuar ndalimin që i është bërë gjatë ditës nga autoritetet serbe, Ardita Sinanit, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo zyrë kërkon që Serbia të ndalojë diskriminimin në baza etnike dhe shtypjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton KlanKosova.tv.

“Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes”, vazhdon qëndrimi.

“Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. ‘Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative’”.

Sinani është ndaluar përreth një orë në pikëkalimin kufitar në Muçibabë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share