Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Mohammad Barkindo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës Nigeriane Shtetërore të Naftës, Mele Kyari.
“Humbëm Dr.Muhammad Sanusi Barkindo”, shkroi ai në Twitter duke njoftuar se 63-vjeçari u nda nga jeta mbrëmjen e të martës.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, vendin tonë Nigerinë, OPEC dhe komunitetin global të energjisë”, shtoi Kyari.
Mohammad Barkindo do të jepte dorëheqjen nga detyra në fund të muajit Korrik, pas 6 vitesh nën drejtimin e OPEC-ut.
OPEC është organizata e shteteve që eksportojnë naftë dhe përbëhet nga 13 vende. /tvklan.al