Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share