Ndahen 5 milionë denarë për mbjelljen e drunjëve në Kriva Pallankë (VIDEO)

MË SHUMË DIGJEN SE SA RIPËRTRIHEN PYJET NË VEND

Çdo vit zjarret po shkatërrojnë mijëra hektarë pyje, duke përfshirë edhe zjarret e shumta që shpërthyen edhe këtë viti. Ndërkohë që në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, disa herë më pak ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja. Lënja pas dore vendeve të kapluara nga zjarri rrezikon që edhe drunjtë të shëndoshë që nuk janë të dëmtuar të vyshken, thotë profesori i fakultetit të Pylltarisë
Kiril Sotirovski, përcjellë Klan M.

“Në vendet e kapluara nga zjarri çdohere mund të bëhet më shumë nga ajo që po bëhet tani në praktikë. Nuk bëhet fjalë vetëm për pyllëzimin që duhet të bëhet në vendet e kapluara nga zjarri por edhe procedura që duhet menjëherë të bëhen pas zjarreve në pyje, siç është largimi i rrënjëve të vdekura të drunjëve” – deklaroi Kiril Sotirovski, profesor.

Shteti për këtë vit gjatë vjeshtës do të mbjell rreth 600 hektarë me drunj. Kështu thotë drejtori i Pyjeve Nacionale Valentin Gruveski.

“Fillimisht terrenet e kapluara nga zjarri duhet të pastrohen pastaj do të mbjellim drunj. At ka vende ende të kapluara nga zjarri. Këtë vit është planifikuar që të bëhet pyllëzimi në Kriva Pallankë, ministria e Bujqësisë do të ndajë para rreth 5 milion denarrëve” – deklaroi Valentin Gruevski.

Gjatë katër viteve të fundit, në Maqedoninë e Veriut vërehet një trend negativ për sa i përket pyllëzimit, duke shënuar më pak se 1 mijë hektarë sipërfaqe të pyllëzuara me fidane të reja, përderisa shënon rritje numri i sipërfaqeve të djegura pyjore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share