Tetë fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogui i dhjetë ndeshjeve të zhvilluara sot n٥ kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Në Konferencën e Pereëndimit sërish ndodhi ndryshim,i në kreun e tabelës pasi disfata e Oklahomë në njerën anë dhe fitorrja e Denver në anën tjetër solli rokad në krye të tabelës
Denver mundi ekipin e san Antoni me rezultat 110-105. Nikola Jokiq me 42 pikë e 16 kërcime ishte lider në fushë për kampionët.
Fitore të rëndësishme korri ekipi i Lakers, që mundi Toronton në transfertë me rezultatin 128-111 Më efikas ishin Russell me 25 pikë, LeBron James me 23 e Davis me 21 pikë. Ishte kjo fitorja e shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit për ekipin e Lakers.
Fitore të rë ndësishme ka shënuar skuadra e Washingtonit në përballen me Milwaukee, me rezultatin 117-113. Te skuadra fituese më efikas ishte Kispert me 27 pikë, ndërsa te skuadra mysafire si gjitmon më efikas ishte Antetokounmpo i cili kësaj radhe realizoi një “triple double” me 35 pikë, 15 kërcime e 10 asist.
Golden State me rezultatin e ngusht 104-100, mundi Dallasin. Te vendasit më efikas ishte Wiggins me 23 pikë, ndërsa të mysafirët Luka Donçiq realizoi “triple double” me 30 pikë, 12 kërcime e 11 asist. Fitore pa ra tifozëve vendas ka shënuar Minnesota ndaj Houston me rezultatin 113-106. Me efikas ishte Reid me 25 pikë.
Tabelën ne Perëndim e kryesojnë Denver që ka 53 fitore e 23 disfata e ndjekuar nga Oklahoma me 52 fitore e 23 humbje dhe Minnesota me 52 fitore e 23 humbje
Rezultatet e sotme
Toronto – Lakers, 111-128
Washington – Milwaukee, 117-113
Miami – Nju York, 109-99
Philadelphia – Oklahoma, 109-105
Minnesota – Houston, 113-106
Denver – San Antonio, 110-105
Utah Jazz – Cleveland, 113-129
Golden State – Dallas, 104-100
Sacramento – Clippers, 109-95