NBA: Basketbollisti përjashtohet përjetë nga sporti, vuri bast për ndeshjet e skuadrës së tij

Basketbollisti i Toronto Raptors, Jontay Porter, është pezulluar përgjithnjë nga sporti. Ai është akuzuar dhe më pas doli fajtor për vënie bastesh, apo për dhënie informacioni të rezervuar të tretëve, që kanë cuar në fitime të mëdha.

Një vendim i rëndë ky ndaj basketbollistit 24-vjecar, që ka mbyllur shumë shpejt karrierën e tij. Ai është konsideruar fajtor për vënie bastesh në më shumë se një ndeshje. Madje në disa prej të cilave ai ka luajtur për disa minuta.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të mbrosh integritetin e sportit tonë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së. Hetimi ndaj lojtarit vijon ende, por aq sa NBA ka zbuluar ka mjaftuar për ta skualifikuar përjetë lojtarin.

Hetimi ka zbuluiar se lojtari, para ndeshjes së 20 marsit, ka dhënë informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Një person tjetër, ka vënë bast 80 mijë dollar në emër të Porter, që u kthye në një bast online, ku fitoi 1.1 milionë dollarë.

Lojtari, këtë sezon ka luajtur në 26 ndeshje me Toronto, mesatarisht 13.8 minuta për ndeshje. Ai ka vënë baste edhe për ndeshje të tjera të NBA apo në G-League në të paktën 13 raste mes janarit dhe marsit të këtij viti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share