Nje sfidë e fituar nga vendasit dhe pesë nga ato mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Përkundër lojës fenomenale dhe 60 pikëve që realizoi basketbollisti Steph Curry, ekipi Golden State Warriors pësoi humbje në transfertë nga ekipi Atlanta me rezultatin 141-133 pas kohës shtesë. Te skuadra vendase më efikas ishte Trae Young i cili realizoi 35 pikë. Golden State tani është në vendin e dhjetë në Perëndim me 21 fitore dhe 25 humbje.
Para tifozëve vendas ka pësuar Dallasi në përballjen me Milwaukee me rezultatin 117-129. Te Dallas si gjithmonë më efikas ishte Luka Donçiq, me 40 pikë, 9 kërcime e 11 asiste, ndërsa lojtar i ndeshjes ishte greku Giannis Antetokounmpo i cili realizoi 48 pikë, 6 kërcime e 10 asiste. Milwaukee aktualisht mbanë pozitën e dytë në të dyja Konferebcat Perëndim dhe Lindje me 34 fitore e 15 humbje
Fitore në cilësinë e mysafirit sot kanë shënuar edhe – Sacramento, kundër Çikagos 123-115, Los Angeles Lakers kundër Nju Jorkut 113-105, Cleveland ndaj San Antonio -117-101 dhe Brooklyn në përballjen me Philadelphia 76ers 136-121. Perëndimin e kryeson Oklahoma, ndërsa Lindjen Boston.
Rezultatet e sotme
Philadelphia 76ers – Brooklyn 121-136
Atlanta – Golden State Warriors 141-134
Chicago – Sacramento 115-123
Dallas – Milwaukee 117-129
Nju York – Los Angeles Lakers 105-113
San Antonio – Cleveland 101-117