Ndeshja e pare zhvillohet në Boston më 2 qershor
Titulli kampion në NBA për sezonin 2021-2022 do të vendoset mes dy ekipeve fituese në konferencat përkatëse në Lindje me Boston Celtiks dhe Perëndim me Golden State Warriors. Skudra e Bostonit ka përparësi pasi nga shtatë ndeshjet e mundëshme katër do ti zhvillon si nikoqire dhe tri në terren të Warriors. Ndërkaq ndeshja e parë e finales së play off-it pë titullin kampion të NBA për sezonin 2021/2022, është caktuar të zhvillohet të enjten me 2 qershor.
Dy skuadra që janë në skajet e Amerikës, Boston në Atlanik dhe Golden State në Paqësor. Distanca mes dy qyteteve është 4300 kilometra, një rrugë shumë e gjatë që dy skuadrat do të përshkojnë disa herë gjatë dy javëve kur edhe do të mësohet ekipi kampion .
DErisa ekipi Golden State Warriors për të gjashtën hrë do të luaj në finale për titullin kampion në tetë vitet e fundit, nga ana tjetër ekipi Boston Celtiks pas 12 viteve sërish do të luan në finalen e madhe
Derisa skuadra e Warriors në radhët e veta ka yje të basketbollit si Curry, Thompson e Green, nga ana tjetër Boston është një skuadër me disa talente, që nuk kanë shumë përvojë në ndeshje të tilla, ndaj synojnë të shkrujnë historinë.
/KLanMacedonia/