NBA: Portland kryeson me 10 fitore e 4 humbje

Katër fitore të skuadrave vendase dhe vetëm një e atyre është epilogu I pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Ekipi i Sakramentos ka bërë befasinë e ditës duke shënuar fitore në përballjen me Brooklyn me rezultat 153-121. Për skuadrën vendase ishte kjo fitorja e katërt . Më efikas te Sakramento ishte Davis me 31 pikë, ndërsa e miqtë më efikas ishte Kevin Durant me 27 pikë.

Fitore në sekondat e fundit arriti skuadra e Dallas, që mundi Clippersin me rezultatin 103-101. Luka Donciq, shënoi 35 pikë e 11 kërcime. Clippers, në një sfidë me rivalitet.

Humbja e tretë radhazi për Utah Jazz, që u mund në fushën e vetë nga Nju York me rezultat 118-101 Më efilkas ishte Brunson me 25 pikë. Fiton ka shënuar edhe Portland në takimin kundër San Antonio me rezultat 117-110. Më efikas ishte Grant me 29 pikë. Nju Orleans mposhti Memphisin me rezultat 113-102 . Ja Morant, realizoi 36 pikë. KOnferencën e Perëndimit e kryeson Portland me 10 fitore e 4 humbje.

Rezultatet e some

Nju Orleans – Memphis, 113-102

Dallas – Clippers, 103-101

Utah Jazz – Nju York, 111-118

Portland – San Antonio, 117-110

Sacramento – Brooklyn, 153-121

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share