NBA: Phoenix Suns kryeson Perëndimin me 12 fitore e 6 humbje

Djetë fitore të skuadrave vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i 15 ndesheve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Boston nuk lëshon kreun e renditjes provizore në NBA, duke fituar sot 122-104 ndaj Atlanta. Më efikas ishte Tatum me 30 pikë e Brown me 25. Zhgënjen sërish ekipi i Brooklyn, që u mund 128-117 nga Indiana, duke rrezikuar zonën play off. Më efikas në ndeshje ishte Durant i Brooklyn me 36 pikë.. Lakers, në transfert mundi San Antonio 105-94. Më efikas ishte Davis me 25 pikë e 21 kërcime e James me 21 pikë ishin më të mirët në fushë për Lakers. Golden State, falë 33 pikëve të Stpehen Curry mundën Utah Jazz me rezultat 129-118.

Antetokounmpo ishte protagonist në fitoren e Milwaukee ndaj Cleveland me rezultat 117-102 .

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që mundi Detroit 108-102. Më efikas ishte Ayton 28 pikë e 21 kërcime. Denver mposhti Clippers m e rezultat 114-104, në një ndeshje ku u dallua Gordon me 29 pikë.

Rezultatet e sotme

Charlotte – Minnesota, 110-108

Orlando – Philadelphia, 99-107

Nju Jork – Portland, 129-132

Boston – Sacramento, 122-104

Houston – Atlanta, 128-122

Indiana – Brooklyn, 128-117

Memphis – Nju Orleans, 132-111

Miami – Washington, 110-107

Milwaukee – Cleveland, 117-102

Oklahoma – Chicago, 123-119

San Antonio – Lakers, 94-105

Phoenix – Detroit, 108-102

Golden State – Utah Jazz, 129-118

Clippers – Denver, 104-114

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share