NBA: Phoenix merr kreun në Perëndim

Katër ndeshje të zhvilluara sot në kuadër të kampionatit amerikan të  basketbollit  sollën tri firore vendasve  dhe një atyre mysafire. Kampioni në fuqiu Golden State Warriros pësoi humbjen e pestë sezonale nga gjithësejt tetë ndeshje të zhvilluara. Ekipi kampion Warriors  sot pësoi në transafertë  nga Miami  me rezultatin 116-109. Më efikas te skuadra  fituese ishte Max Strus me  24 pikë deh Butler  me  23 . Në ekipin  e Warrirs Stephen Curry  realizoi “triple double”  me 23 pikë, 13 kërcime e 13 asist).

Chicago Bulls doli fitues nga përballja  e madhe me me Brooklyn, duke fituar  me rezultatin 108-99. Më efikas te vendasit ishte Zach LaVine me 29 pikë, ndërsa për Brooklyn u dallua Durant me 32 pikë.

Phoenix  pas fitrores  ndaj ekipit Minnesota me rezultatin 116-107 , kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit. Johnson me 29 pikë ishte më efikasi në  këtë takim . Oklahoma, në cilësinë e vendasit  mposhti Orlandon me rezultat  116-108. Shai me 34 pikë të realizuar  ishte më miri në parket..

 

Rezultatet e sotme

Brooklyn – Chicago, 99-108

Miami – Golden State, 116-109

Oklahoma – Orlando, 116-108

Phoenix – Minnesota, 116-107

Përgatiti: Shaban Sinani  /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share