NBA: Pesë fitore të skuadrave vendase

Boston mbetet skuadra më e mirë

Pesë fitore të vendasve dhe një e ekipit mysafirë është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin më të fortë në botë basketbollit NBA.

Boston regjistroi fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe mundi Clipppersin me rezultat 116-110 s, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Më efikas ishin Brown e Tatum, me nga 29 pikë. Fitore ka shënuar edhe Charlotte, në  përballjen me  Oklahoman  me rezultat 121-113. Më efikas ishte Ball me 27 pikë.

Dallas   fal Donçiqit  regjistroi edhe një fitore, kësaj radhe  ndaj  Hoston me rezultatin  129-114.  Luka Donçiq  ishte me i miri në ndeshje duke realizuar një “triple double” me 35 pikë, 12 kërcime e 13 asist. San Antonio mmundi Nju Jorkun 122-115, Më efikas ishte Johnson me 30 pikë, Fitoren e vetme në transfertë e shënoi Memphis që mundi Toronmton 119. Më efikas ishte Brooks, autor i 25 pikëve.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Oklahoma, 121-113

Indiana – Cleveland, 135-126

Boston – Clippers, 116-110

Toronto – Memphis, 106-119

San Antonio – Nju Jork, 122-115

Dallas – Houston, 129-114

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share