NBA: Minnesota vazhdon kryesimin në Perëndim, Boston e Milwaukee kryesojnë në Lindje

Pesë fitore të skuadfrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndesghjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Minnesota pas disfatë së djeshme nga Philadelphia, sot i është kthyer fitores, duke e mundur ekipin Los Angeles Lakers me rezultatin 118-111. Me efikas te skuadra vendase ishin Eduards me 27 pikë, 7 kërcime e 5 asiste dhe Towns me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asiste. Te Lakers më efikas ishte Davis me 31 pikë, 8 kërcime e 4 asiste. Minesota pas 27 ndeshjeve e vetmuar kryeson tabelën me 21 fitore e 6 humbje.

Çikago ka shënuar të sigurt kundër San Antonio me rezultatin 114-95

Oklahoma e cila aktualisht mbanë pozitën e dytë me 18 fitore e 8 humbje, sot ka shënuar fitore kundër Clippers me rezultatin 134-115.Më efikas ishte Alexander Shai me 31 pikë, 8 kërcime e 4 asiste

Detroit para tifozëve vendas ka pësuar humbje nga Utah Jazz me rezultatin 111-119, ndërsa realizatori më I mire ishte Ulynyk me 27 pikë

Në Konferencës e Lindje ekipi i Milwaukee, triumfoi ndaj Orlandos me rezultatin 118-114. Greklu Antetokounmpo shënoi 37 pikë e 14 kërcime . Fitore të rëndësishme shënoi edhe Memphis ndaj ekipit Indiana me rezultatin 116-103 . Më efikas ishte Bane, autor i 31 pikëve. Konferencën e Lindjes e kryeson Boston me 21 fitore e 6 humbje para Milwaukee që ka 21 fitore e 7 humbje.

Rezultatet e sotme:

Detroit – Utah Jazz, 111-119

Cleveland – New Orleans, 104-123

Chicago – San Antonio, 114-95

Memphis – Indiana, 116-103

Milwaukee – Orlando, 118-114

Oklahoma – Clippers, 134-115

Minnesota – Lakers, 118-111

Portland – Washington, 117-118

Lexo gjithashtu
Total
0
Share