Tre fitore të vendasve dhe pesë te ekipeve mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Derbi mes dy skuadrave kryesuese në Konferencën Perëndim, Minnesota – Oklahoma ka përfunduar me fitoren e skuadrës mike me rezultatin 97-102.
Te skuadra fituese shkëlqeu Alexander Shai, i cili realizoi 33 pikë. Përkundër humbjes Minnesota mbetet lideri në Perëndim me 30 fitore e 12 disfata e ndjekur nga Oklahoma që ka 29 fitore e 13 humbje.
Fitore në transfertë ka shënuar Milwaukee në përballjen me Detroit me rezultatin 141-135. Më efikas ishin Lillard me 45 pikë e Antetokoumpo me 31 pikë e 10 kërcime. Philadelphia si mysafir mundi Charlotte me rezultatin 97-89. Joiel Embiid ishte më miri në këtë sfidë me 33 pikë e 10 kërcime.
Houston pas lojës shtesë arriti të shënon fitore kundër Utah Jazz me rezultatin 127-126. Sengun, realizoi 37 pikë e 14 kërcime Skuadra e Çikagos para tifozëve vendas mundi Memfisin me rezultatin e thellë 125-96. 7 lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe Cleveland që mundi Atlantan me rezultatin 116-95, ndërkaq San Antonio triumfoi kundër Washingtonit në transfertë me rezultatin i 131-127.
Rezultatet e sotme
Detroit – Milwaukee, 135-141
Charlotte – Philadelphia, 89-97
Washington – San Antonio, 127-131
Atlanta – Cleveland, 95-116
Nju York – Toronto, 126-100
Chicago – Memphis, 125-96
Houston – Utah Jazz, 127-126
Minnesota – Oklahoma, 97-102