NBA: Minnesota kryeson Perëndimin, ndërsa Boston Lindjen

Tetë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i 11-të ndeshjeve  të zhvilluara sot në kampiopnatin amerikan të basketbollit NBA.

Fitore  të rëndësishme sot ka shënuar Lakers, në përballjen me Oklahoman me rezultatin 112-105. Më efikas ishin dyshja Davis-James të cilët realizuan 52 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Pas kësaj disfate ekipi Oklahoma zbretë në pozitën e dytë të renditjes në Konferencën e Perëndimit

Fitore të sigurt ka shënuar Philadelphia  në përballjen me Houstonin me  rezultatin124-115. Embiid me 41  pikë ishte më efikas te skuadra fituerse

Skuadra e Dallas, mundi Nju Orleansin me rezultatin 125-120 Më efikas ishin Irving me 42 pikë dhe Hardaway me  41 pikë.   Fiton edhe Cleveland, që mposhti 109-91 Chicago, ndeshje ku u dallua Mitchell me 32 pikë. Utah Jazz mundi Indianën me rezultatin final 132-105. Më efikas ishin Markkanen me 32 pikë e Sexton me 30.

Memphis  mundi  ekipin e Golden State Wariors  me rezultatin 116-107. Te vendasit më efikas ishin Wiliams me 24 pikë e Jakson me 23, ndërsa te Warriors m efikas ishte Curry me 26 pikë të realizuara

Ekipi i Boston kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores ndaj Torontos në transfertë me me rezultatin 105-96.

Konferencën Perëndim e kryeson Minnesota me me 28 fitore e 11 humbje e ndjekura nga Oklahoma që ka 27 fitore 12 humbje. Në Lindje kryeson Boston me 31 fitore e 9 disfata, para Milwaukee që ka 28 fitore e 12 disfata.

Rezultatet e sotme:

Philadelphia – Houston, 124-115

Dallas – Nju Orleans, 125-120

Nju York – Orlando, 94-98

Washington – Detroit, 117-129

Atlanta – San Antonio, 109-99

Memphis – Golden State, 116-107

Cleveland – Chicago, 109-91

Brooklyn – Miami, 95-96

Toronto – Boston, 96-105

Utah Jazz – Indiana, 132-105

LA Lakers – Oklahoma, 112-105

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share