NBA: Milwaukee vazhdon rrugëtimin e fitoreve

Lakers edhe më tepër thellohet në kriz

Në mëngjesin e sotëm  janë zhvi 11 ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku  skuadrat  vendase kanë  shënuar  shtatë fitore, ndërsa  ekipet mysafire vetëM pesë. Skuadra e Milwaukee vijon të jetë e vetmja skuadër që nuk e ka  shijuar  humbjen . Kjo skuadër sot shënoi fitore të sigurtë ndaj Nju Jorkut me rezultatin 119-108.  Antetokounmpo me 30 pikë e 14 kërcime ishte  më efikasi  në këtë ndeshje.

Minesota shënoi fitore në përballjen me  ekipin Lakers 111-102, me çka  skuadra  mysafire   po thellon krizën e saj pasi në sezonin e ri akoma nuk ka shënuar asnjë fitore. Më efikas te vendasit ishte  Edwards  me 29 pikë, ndërsa te  miqtë LeBron James realizoi 28 pikë.

Denver në shtëpi mundi  Utah Jazz me rezultatin 117-101 Më efikas ishin Hyland me 26 pikë e Porter me 22  të cilët e bënë diferencën në fushë. Pas kohës shtesë ekipi Clveland në transfertë mundi Boston-in me rezultat 132-123. Më efikas ishin dyshja LaVert e Mitchell që realizuan nga 41 pikë. Fitore kanë shënuar edhe Orlandoa, Atalanta, Phoenix, San Antonio, Philadelphia dhe Indiana.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Atlanta, 112-136

Orlando – Charlotte, 113-93

Boston – Cleveland, 123-132

Toronto – Philadelphia, 90-112

Washington – Indiana, 117-127

Milwaukee – Nju York, 119-108

Minnesota – Lakers, 111-102

San Antonio – Chicago, 129-124

Denver – Utah Jazz, 117-101

Phoenix – Nju  Orleans, 124-111

Portland – Houston, 125-111

 

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share