NBA: Milwaukee shënoi fitoren e pestë radhazi

Brooklyn në krizë të madhe, dështon edhe Golden State

Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me shtatë ndeshejte e zhvilluara në të dyja konferencat Lindje dhe Perëndim, ku vendasit korrën katër fitore ndërsa mysafirë tri .

Milwaukee është skuadra e vetme e cila akoma nuk ka shijuar humbjen në kampionatin e ri. Këtë e dëshmoi edhe në përballjen e sotme kundër ekipit Atlanta me rezultatin 123-115. Sërish shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 17 kërcimeve, gjithashtu në këtë ndeshje I dallua edhe Holiday i cili realizoi 34 pikë e 12 asist, ndërsa për mysafirët më efikas ishte Young me 42 pikë. Skuadra e Charlotte mundi kampionin në fuqi Golden State Warriors pas kohës shtesë me rezultatin 120-113. Më efikas te evndasit ishte Washington me 31 pikë, ndërsa te Warriors më efikas ishte Stephen Curry gjithashtu me 31 pikë.

Në Konferencën e Lindjes skuadra e Brooklyn pas disfatës nga Indiana para tifozëve vendas 116-125,vazhdon të mbajë pozitën e fundit në renditjen e tabelës. Lojtari më efikas I ndeshjes shte Mathurin me 32 pikë te Indiana, ndërsa te evndasit më efikas ishte Irving me 35 pikë dhe Durant me 26 pikë.

Utah Jazz në sekondën e fundit arriti të siguron fitore ndaj Memphis me rezultatin 124-123. Më efikas në fushë ishin Markkanen e Olynyk me nga 23 pikë. Dallas ka zhgënjyer me humbjen para tifozëve të vetë nga Oklahoma me rezultatin 111-117, ashtu s edhe Çikago që ka pësuar nga Philadelphia, 109-114.

NBA – Rezultatet e sotme

Sacramento – Miami, 119-113

Charlotte – Golden State, 120-113

Brooklyn – Indiana, 116-125

Chicago – Philadelphia, 109-114

Milwaukee – Atlanta, 123-115

Dallas – Oklahoma, 111-117

Utah Jazz – Memphis, 124-123

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share