NBA: Milwaukee mposht kampionët e Warriors, Lakers dorëzohen pas kohës shtesë

Janë zhvilluara  pesë takime të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, ku ekipet vendase  kanë dale fitues në katër ndeshje, ndërsa në transfertë  fitore ka shënuar vetëm Boston.

Milwaukee ka shënuar fitore ndaj kampionëve actual ekipi Golden State Warriors me rezultat 128-111, duke u konsoliduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Më efikas  në ndeshje ishte Antetokounmpo me 30 pikë e 12 kërcmime, mbështetur nga Portis që realizoi 25 pikë e 11 kërcime.

Boston rikthehet te fitorja, duke mundur pas kohës shtesë ekipin Lakers në transfertë  me rezultatin 122-118. Më efikas ishte Tatum me 44 pikë, ndërsa te vendasit  Davis realizoi 37 pikë  e LeBron 33 . Skuadra e Phoenix, vazhdon të jetë kriz pasi ka pësuar humbjen e pestë radhazi, kësaj radhe  humbi nga  Houston me rezultatin  111-97 . Philadelphia mundi Sakramenton 123-103 S, ndërsa Uah Jazz mposhti  Nju Orleansin 121-100.

Rezultatet e sotme

Philadelphia – Sacramento, 123-103

Milwaukee – Golden State, 128-111

Houston – Phoenix, 111-97

Utah Jazz – Nju Orleans, 121-100

Lakers – Boston, 118-122

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share