Denver vazhdon në kryeson në Perëndim
Tre fitore për skuadrat vendase dhe shtatë të atyre mysafire është epilogu i në nëntë ndeshjet e zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Fitore të rëndësishme ka shënuar Milwaukee në transfertë ndaj Brooklyn me rezultatin 118-104. Për Milwaukee ishte fitorja e 15-të radhazi në kampionat, dhe konfirmohet si ekipi më i mirë në Konferencën e Lindjes. Giannis Antetokunmpo realizoi 33 pikë e 15 kërcime, ndërsa për vendasit më efikas ishte Bridges 31 pikë.
Memphis shënoi fitore të sigurtë nda Lakers me rezultatin 121-109. Lakers në kë ndeshje ishte pa LeBron James. Anthony Davis relizoi 28 pikë e 19 kërcime, ndërsa për Memphis shkëlqeu Ja Morant, autor i një “triple double”, me 39 pikë, 10 kërcime e 10 asist. Golden State, mundi ekipin Portland, me rezultat 123-105. Më efikas ishte Jordan Poole me 29 pikë.
Dallas pësoi humbjen e dytë radhazi kësaj radhe para tifozëve vendas nga Indiana të ngusht 122-124. Luka Donçiq ishte më efikas me 39 pikë, ndërsa Haliburton i cili shënoi pikët fitores realizoi 32 pikë
Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Denver, që sot mposhti Houston me rezultat 133-112. Më efikas ishte Jamal Murray 32 pikë
Rezultatet e sotme:
Atlanta – Washington, 116-119
Brooklyn – Milwaukee, 104-118
Memphis – Lakers, 121-109
Toronto – Chicago, 104-98
Houston – Denver, 112-133
Oklahoma – Sacramento, 117-123
Dallas – Indiana, 122-124
Utah Jazz – San Antonio, 94-102
Golden State – Portland, 123-105
Clippers – Minnesota, 101-108
Shaban Sinani /KlanMacedonia/