Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sollën fitore për ekipet e Miamit dhe Dallas. Miami para tifozëve vendas mundi ekipin e Philadelphias me rezultat 119-113.
Basketbollisti vendas Jaime Jaquez Jr. me 31 pikë, 10 kërcime e 1 asist ishte më i mire në këtë takim, ndërsa tek ekipi mysafirë e dallua Tobias Harris i cili realizoi 27 pikë, 7 kërcime e 6 asiste. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme Miami pozicionohet e pesta në lindje me 18 fitore e 12 humbje.
Në ndeshjen me interesante të ditës së sotme mes Poenix-it dhe Dallas fitues dolën mysafirët me rezultatin e sigurtë 114-128. Te skuadra fituese edhe kësaj radhe në qendër të vmendjes ishte slloveni Luka Donçiq i cili realizoi 50 pikë, 6 kërcime e 15 asiste, ndërsa te vendasit me lojë të mire dhe efikase u dallua Grayson Allen duke shënuar 32 pikë, 4 kërcime e 4 asiste. Ekipi I Dallas me 18 fitore e 12 humbje aktualisht mban pozitën e pestë në Konferencën Perëndim. /KlanMacedonia/