NBA: Miami dhe Nju Orleans siguruan kualifikim në play off

Sot janë zhvilluara dy ndeshjet e fundit të fazës play in me çka janë kompletuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse në fazën e play off-it të kampionatit amerikan të basketbollit NBA. Miami dhe Nju Orleans janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë një vend në fazën play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miami mundi Çikagon me rezultatin 112-91 me çka siguroi kualifikim në Play off.

Tyler Herro me 24 pikë e 10 kërcime ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur edhe nga Vazques me 21 pikë. ndërsa për Chicago, DeRozan realizoi 22 pikë, por që s’mjaftuan. Miami në çerekfinale të play off, në Lindje do të përballett me Philadelphia .

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Nju Orleans mundi Sakramenton me rezultat 105-98, në një ndeshje me më shumë rivalitet. Më efikas ishte Ingram me 24 pikë . Nju Orleans do të përballet me Oklahomën në çerekfinalen e play off-it në Perëndim.

Konferenca e Perëndimit, play in

Nju Orleans – Sacramento, 105-98

Konferenca e Lindjes, play in

Miami – Chicago, 112-91

Lexo gjithashtu
Total
0
Share