Warriors pëson dy humbje radhazi
Gjashtë fitore të ekipeve vendase dhe vetëm një fitore e ekipit mysafirë ë epilogu I shtatë ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Pas pesë humbjesh të njëpasnjëshme në kampionatin e ri skuadra e Lakers ka shënuar fitoren e parë dhe ate para tifozëve vendas kundë Denver me rezultatin 121-110 . Davis realizoi 23 pikë e 15 kërcime , ndërsa më efikas ishte LeBron James me 28 pikë. Nga ana tjetër për Denver më efikas ishte Jokiq me 23 pikë e 14 kërcime.
Golden State Wareriors pëson dy humbje radhazi , kësaj radhe humbën nga Detroit me rezultatin 128-114 . nTe skuadra fituese më efikas ishte Bey me 28 pikë, ndërsa pë Warriors , Curry realizoi 32 pikë e Poole me 30 , por që nuk mundën ti shmangen disfatës.
Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi Washington me rezultatin 112-94 Më efikas ishin Brown 24 pikë, Tatum e Brogdon nga 23 pikë secili. San Antonio mposhti Minesotën me rezultatin 108-97 . Më efikas ishte Johnson me 25 pikë). Në sfidaT TJERA , Phoenix mposhti Hostonin 124-109 , ku më efikas ishtre Booker me 30 pikë, ndërsa Nju Orleans mposhti Clippersin me rezultatin 112-91. McCollum realizoi 22 pikë).
REZULTATE E NDESHJEVE TË SOTME
Clippers – Nju Orleans 91-112
Boston – Washington 112-92
Clevlanb – Nju Jork 121- 108
Detropit Goslden State 128-114
San Antonio – Minessota 107-98
Dallas – Orlando 114- 105
Phoenix – Houston 124-109
Lakers – Denver 121 -110
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/