Sot janë zhvilluara ndeshjete raundit të katër të gjysmëfinales së play off-it në Konferencat Perëndim dhe Lindje në kuadër të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.
Miami me fitoren e tretë kundë Nju Jork me rezultatin 109-101, tani udhëheqë 3-1 serin e ndeshjeve të fituara. Jimmy Butler me 27 pikë e 10 asist ishte më i miri për Miami, mbështetur edhe nga Adebayo me 23 pikë e 13 kërcime. Te Nju Jorku u dalluan Brunson me 32 pikë, Barrett me 24 e Randle me 20 pikë.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Lakers shënoi fitoren e tretë ndaj skuadrës kampione Golden State Warriors me rezulltatin 104-101 duke udhëhequr 3-1 në serin e ndeshjeve të fituara.
Sfida e sotme u vendos nga James me 27 pikë, Davis me 23 pikë e 15 kërcime si dhe Reaves me 21 pikë. Për Warriors si gjithmon më miri ishte Stephen Curry i cili realizoi një “triple double” me 31 pikë, 10 kërcime e 14 asist.
NBA-Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, (2-2)
Nju York – Miami, 101-109 (1-3)
NBA-Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (2-2)
Golden State – Lakers, 101-104 (1-3)
Shaban Sinani /KlanMacedonia/