NBA: Kush do të bëhet kampion i NBA për sezonin 2023/2024 Boston apo Dallas?

Boston Celtics forward Jayson Tatum (0) shoots against Dallas Mavericks guard Luka Doncic (77) during the second half of an NBA basketball game in Dallas, Monday, Jan. 22, 2024. (AP Photo/LM Otero)

Kampionati i basketbollit NBA, nisë këtë javë me ndeshjet  finale të play off-it ku edhe  do të përcaktohet ekipi kampion për  sezonin 2023/2024, mes dy  skuadrave kampione  në Konferencat përkatëse Boston Celtics në Lindje  dhe Dallas Mavericks në Perëndim

Një përballje me mjaft yje, dhe me  emocione  të shumta   nga  të dyja  skuadrat  që në radhët e veta  kanë  yje të shumtë ndaj edhe  pritet një “betej” e pa kompromisë. Bostoni do të ketë faktorin fushë në favorin e tij (4 nga 7 ndeshje i luan në shtëpi), duke qenë se e mbylli sezonin e rregullt më mirë se Dallasi.

Pas gati një jave pushim, të dyja skuadrat mbërrijnë në përballjen e parë me “arsenalin” e plotë dhe gati për të befasuar.. Te Boston, basketbollistët Holidaj, Uajt, Horford e Porzingis, janë në mbështetje të dyshes magjike Tatum – Braun. Një formacion ku nuk ka mangësi, pasi edhe stoli është një armë e fortë.

Te Dallas, fusha ka treguar se loja përqendrohet më së shumti të dyshja Luka Donçiç e Kajri Irving, që falë përvojës dinë të dalin nga vështirësitë. Ata do të kenë mbështetjen e Uashingtonit, Liveli-t, Grin-it dhe Tim Hardaveit.

Kjo është paraqitja e 23’të e Boston në Finalen e madhe ndërsa Dallas ka qenë vetëm 2 herë më parë. Kjo e këtij sezoni vjen 13 vite pas titullit në vitin 2011 ndaj edicionit të parë të super skuadrës që ndërtoi Miami Heat.

Orari i takimeve

07.06. 02:30

Boston – Dallas

10.06. 02:00

Boston – Dallas

 13.06. 02:30

Boston – Dallas

15.06. 02:30

Boston – Dallas

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share