Katër fitore për skuadrat vendase dhe po aq për ato mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Milwaukee me fitoren në trasfertë kundër Phoenix 116-104, konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes . Antetokounmpo me 36 pikë e 11 kërcime ishte më i miri në fushë për Bucks, ndërsa Booker me 30 pikë ishte më efikasi për Suns.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi Nju Orlenasin me rezultat 123-108. Anthony Davis, realizoi 35 pikë e 17 kërcime .
KRyesuesi në renditjen e tabelës në Perëndim, Denver pësoi disfatën e katërt radhazi, Sot pësoi humbje nga Toronto, me rezultat 125-110 . Nikolla Jokiq realizoi 28 pikë,. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë. Fiton edhe Cleveland ndaj Charlotte me rezultat 120-104. Mobley ishte më efikas me 26 pikë.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – Cleveland, 104-120
Washington – Detroit, 117-97
Toronto – Denver, 125-110
Nju Orleans – Lakers, 108-123
Oklahoma – Brooklyn, 121-107
San Antonio – Orlando, 132-114
Phoenix – Milwaukee, 104-116
Portland – Nju York, 107-123