NBA: Humbasin Denver, Dallas e Milwaukee

Pesë fitore të skuadrave  vendase dhe po aq të atyre  mysafire është epilogu  I 10-të ndeshjeve të zhviklluara sot në kamloionatin amerikan të basketbollit NBA. Minnesota  vazhdon kryesimin  në Perëndim me  34 fitore e  14 humbje para  Oklahomas që ka 33 fitore e 15 disfata. Në Lindjen  Boston kryeson me 37 fitore e 11 humbje e ndjekur nga Milwaukee me  32 fitore e 16  disfata.

Kampionët e Denver u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA. Mungesa e Donciq u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 119-116 nga Portland. Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fiton edhe Miami, që mundi 115-106 Sacramento, ndeshje ku u dallua Butler, autor i 31 pikëve.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim, duke mundur thellë 121-87 Dallas. Ndeshje pa histori, ku u dallua Towns, autor i 29 pikëve. Pa probleme fiton edhe ekipi i Phoenix, që falë 33 pikëve të Durant mundi 136-120 Brooklyn.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Chicago, 110-117

Cleveland – Detroit, 128-121

Washington – Clippers, 109-125

Miami – Sacramento, 115-106

Houston – Nju Orleans, 99-110

Minnesota – Dallas, 121-87

Oklahoma – Denver, 105-100

San Antonio – Orlando, 98-108

Brooklyn – Phoenix, 120-136

Portland – Milwaukee, 119-116

Lexo gjithashtu
Total
0
Share