Ekipi kampion i Golden State Warriors në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Konferencën e Perëndimit, mposhti ekipin e Los Angeles Lakers me rezultatin e thellë 127-100, duke barazuar në 1-1 serinë e takimeve.
Më efikas në këtë ndeshje Klay Thompson me 30 pikë, mbështetur nga Stephen Curry me 20 pikë. Nga ana tjetër te Lakers më efikas ishte James me 23 pikë e Hachimura me 21. Dy sfidat e radhës do të zhvillohen në fushën e Lakers.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale:
Boston – Philadelphia, (1-1)
Nju York – Miami, (1-1)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (2-0)
Golden State – Lakers, 127-100 (1-1)
Shaban Sinani /KlanMacedonia/