NBA: Ftojnë Dallas, Warriors, Oklahoma dhe Memphis

Dy fitore të vendasve  dhe  dy të ekipeve mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara në mëmngjesin e sotëm  në kampoionatin amerikan të basketbollit NBA.  Skuadra e Brooklyn  edhe njëherë ka zhgënjyer  tifozët e vetë  me  disfatën  kundër Dallas me rezultatin 125-129. Edhe në këtë ndeshje pë Dallas shkëlqeu slloveni Luka Donçiq i cili realizoi 41 pikë 11 kërcime dhe 14 asiste.

Për Brooklyn  ishte  kjo disfata e katërt nga pesë ndeshjet e zhvilluara në kampionatin e ri të NBA-së.

Oklahoma  shënoi  fitore  ndaj Clippers, me rezultatin 118-110. Më efikas te vendasit ishin Shai me 24 pikë e Dort me 21, ndërsa Powell me  21 pikë ishte më efikas te Clippers.   Fitore të sigurtë në cilësinë mysafirit ka shënuar edhe Memphis, në përballjen me Sakramenton me rezultatin 125-110. Më efikas  në ndeshje ishte Bane me 31 pikë.

Kampioni në fuqi ekipi Golden State  Warriors , që në fushën e saj mposhti Miamin me rezultat  123-110. Më efikas  si gjithmonë ishte  Curry me 33 pikë, ndërsa te  Miami u dalluan Butler me 27 pikë dhe Adebayo me 26 .

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Dallas, 125-129

Oklahoma – Clippers, 118-110

Golden State – Miami, 123-110

Sacramento – Memphis, 110-125

 

Përgatiti  Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share