NBA: Fitojnë Warriors, Denver, Miami dhe Philadelphia

Pesë ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sollën katër fitore të ekipeve vendase dhe një fitore për ekipin mysafirë

Fitoren e vetme në transfertë e ka shënuar skuadra kampione në fuqi Denver në përballjen me Brooklyn duke e mundur me rezultatin 122-117. Më efikas te skuadra fituese ishte Jokiq i cili ka realizuar 31 pikë e 11 kërcime , ndërsa te vendasit më efikas ishte Jamal Murray me 32 pikë.

Philadelphia mundi Toronton me rezultatin 121-111, ndërsa kosha shënuesi më I mire ishte Pascal Siakam me 31 pikë . Me këtë fitore Philadelphia ngjitet në pozitën e tretë në Lindje

Ekipi nën kampion Miami dolli fituese në përballjen me ekipin Atalanta me rezultat 122-113. Më efikas ishte Herro me 30 pikë të realizuara

Golden State Warriors si duket e ka tejkaluar krizën duke shënuar fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe mundi Uashingtonin pas kohës shtesë me rezultatin 129-118. Stephan Curry me 30 pikë të fituara ishte më efikasi në këtë takim.

Rezultatet e sotme

Philadelphia – Toronto, 121-111

Brooklyn – Denver, 117-122

Houston – Dallas, 122-96

Miami – Atlanta, 122-113

Golden State – Washington, 129-118

Sacramento – Phoenix, 120-105

Lexo gjithashtu
Total
0
Share