NBA: Fitojnë Milwaukee, Philadelphia, humbë Lakers

Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe sot me nëntë ndeshje të zhvilluara, ku ekipet  vendase shënuan gjashtë fitore, ndërsa ato mysafire tre .

Skuadra e Phoenix fitoi me lehtësi ndaj Lakers me rezultat 130-104, ndeshje ku munguan LeBron James e Anthony Davis.  Te vendasit më efikas ishte Chris Paul me 28 pikë të realizuara, ndërsa te miqët Schroder, realizoi 30 pikë.

Skuadra e Milwaukee  me  një lojë fantastike  në transfertë mundi Nju Orleansin me rezultat 128-119. Në këtë takim shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, që realizoi 42 pikë e 10 kërcime. Ndërsa tek vendasit me mire ishte Valanciunas që shënoi 37 pikë 18 kërcime.

Minnesota, mundi  ekipoin e Dallas 116-106,  falë 54 pikëve të dyshes Edwards-Reid ndërsa San Antonio triumfoi në transfertë  Houston me rezultat 124-. Philadelphia fnë kohën shtesë mundi  Toronton  104-101. Më efikas ishte  Embiid me 28 pikë e 11 kërcime.

Rezultatet e sotme

Cleveland – Utah Jazz, 122-99

Philadelphia – Toronto, 104-101

Atlanta – Orlando, 126-125

Houston – San Antonio, 105-124

Minnesota – Dallas, 116-106

Nju Orleans – Milwaukee, 119-128

Oklahoma – Portland, 123-121

Phoenix – Lakers, 130-104

Sacramento – Charlotte, 119-125

 

 

Përgatiti: Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share