NBA: Denver pretendon kreun në Perëndim

Në shtatë ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA,  skuadrat  vendase   ishin në nivelin e duhur  dhe   shënuan  fitore në të gjitha  ndeshjet

Kampionët në fuqi të NBA  ekipi i Denver  pas  fitores  kundër  ekipit Nju Jork  me  rezultatin 113-100, i afrohen shumë kreut në Konferencën e Perëndimit.

Denver fitoi 113-100 . Nikola Jokiq ishte protagonist kryesor  duke  realizuar një “triple double”, me 30 pikë, 14 kërcime dhe 11 asist, ndërsa Porter realizoi 31 pikë.

Po në Perëndim, spikati fitorja e tretë radhazi i Dallas, që kësaj radeh mundi Utah Jazz  me rezultatin 113-97. Lojatri më mirë dhe më efikas  në këtë takim ishte slloveni Luka Donçiq  i cili  realizoi 34 pikë. Me këtë fitore Dallas është një hapë pranë zonës play-off.

Në Lindje, Milouki konfirmohet si forca e dytë pas fitores ndaj Bruklin me rezultatin 115-108 .Më efikas ishte Lilard me 30 pikë dhe 12 asist mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë.

REZULTATET:

Orlando – Nju Orleans, 121-106

Washington – Sacramento 109-102

Houston – Chicago 127-117

Milwaukee – Brooklyn 115-108

Dallas – Utah Jazz 113-97

Denver – Nju York 113-100

Phoenix – Atlanta 128-115
Lexo gjithashtu
Total
0
Share