NBA: Denver një hapë pranë gjysmëfinales është epërsi 3-0 me fitore ndaj Lakers/ Fitojnë Danver, Philadelphia dhe Orlando

Në kuadër të ndeshjeve çerekfinale  të play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar tre takime. Skuadra  kampione  në fuqi Denver janë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, pas fitores ndaj Lakers  me rezultatin 112-105  në ndeshjen e tretë të çerekfinales së play off-it . Në kët% ndeshje  te Denver  ka shkëlyer Gordon  i  cili realizoi 29 dhe 15 kërcime.

Te Lakers, Davis realizoi 33 pikë e 15 kërcime ndërsa LeBron James shënoi 26 pikë

Në dy  përballjet e zhvilluara në Konferencën e Lindjes, Philadelphia fitoi  Nju Jorkun 125-114, duke rihapur garën për gjysmëfinale  me që tani seria e  fitoreve  është 2-1 . Joel Embiid shënoi  50 pikë te Philadelphia , ndërsa te Nju Jork më efikas ishte Brunson me 39 pikë.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi Clevelandin me rezultatin 121-83. Më efikas ishte Banchero me 31 pikë e 14 kërcime si dhe Suggs me 24 pikë

 Çerekfinalet, Kon.Lindjes

Cleveland – Orlando, 83-121 (2-1)

New York – Philadelphia, 114-125 (2-1)

Boston – Miami, (1-1)

Milwaukee – Indiana, (1-1)

Çerekfinalet, Kon.Perëndimit

Minnesota – Phoenix, (2-0)

Denver – Lakers, 112-105 (3-0)

Clippers – Dallas, (1-1)

Oklahoma – New Orleans, (1-0)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share