NBA: Denver merr kryesimin në renditjen në Konferencën Perëndim

Nëntë fitore të vendasve dhe tret ë atyre mysafire  është epilogu i 12-të ndershjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Denver mbetet skuadra më e mirë në NBA, me 7 fitore të arritura deri më tani. Më e fundit ndaj New Orleans, me shifrat 134-116. Figura qendrore e kësaj ndeshje ishte  Nikola Jokiç I cili realizoi  një “triple double”, me 35 pikë, 14 kërcime e 12 asiste.

Nju JOrku   befasoi  ekipin e Clippers  duke me mundur  me rezultatin 111- 97, Më efikas  te vendasit  ishin Randle me 27 pikë e Barrett me 26.

Miami  mundi  skuadrën  tjetër  nga  Los Angjelos  ekipin Lakers me rezultatin e ngushtë 108-107 Më efikas te  Lakers ishte  James që  realizoi 30 pikë,, Ndërsa  te Miami u dallua Butler me 28 pikë, mbështetur edhe nga Adebayo me 22 pikë, 20 kërcime e 10 asist.

Milwaukee në transfertë mundi Brooklyn me rezultatin  129-125. Më efikas si  gjithmon ishte Antetokounmpo me  36 pikë e 12 kërcime. Në krye të renditjes në Lindje qëndron Boston, që u mund 114-109 nga Minnesota pas kohës shtesë, ndërsa për vendasit më efikas ishte Edwards me 38 pikë

Fitore në transfertë ka shënuar edhe Golden State Warriors  që mundi Detroitin me rezultat 120- 109, Realizatori më mire ishte Curry me 34 pikë.

Rezultatet e sotme:

Detroit – Golden State, 109-120

Indiana – San Antonio, 152-111

Orlando – Dallas, 102-117

Philadelphia – Washington, 146-128

Brooklyn – Milwaukee, 125-129

Miami – Lakers, 108-107

Nju jork – Clippers, 111-97

Chicago – Utah Jazz, 130-113

Houston – Sacramento, 122-97

Minnesota – Boston, 114-109

Oklahoma – Atlanta, 126-117

Denver – Nju Orleans, 134-116
/KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share