Gjashtë ndeshjet e sotme në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, prodhuna dy fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire.
Skuadra kmapione në fuqi Denver pas fitores në transfertë ndaj ekipit San Antonio me rezultatin 117-106, përherë të pare në këtë sezon delë në krye të tabelës në Perëndim . Më efikas te skuadra fituese ishte Nikolla Jokiq me 31 pikë.
Fitore në sekondat e fundit për Utah Jazz, që mundën 124-122 Atlanta, dy skuadra që luftojnë për zonën play off në Konferencat përkatëse. 6 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua George me 25 pikë, që i bëri të pavlefshme 33 pikët e Murray për miqtë.
Pa problem fiton Miami, që mundi 108-95 Detroit jashtë fushe. Adebayo me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për ekipin nga Florida. Edhe Phoenix fiton jashtë fushe, 107-96 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Booker, me 21 pikë e 11 kërcime.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – Phoenix, 96-107
Detroit – Miami, 95-108
Toronto – Orlando, 103-113
Nju Orleans – Clippers, 112-104
San Antonio – Denver, 106-117
Utah Jazz – Atlanta, 124-122