Pesë fitore të vendasve dhe po aq te ekipeve mysafire është epilogu ii dhjetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Skuadra kampione e Golden State mposhti 127-125 rivalët e Dallas, duke qëndruar në zonën play off në Perëndim. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dalluan Kuminga me 22 pikë e Curry me 20 pikë e 13 asist.
Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lakers, që mundi 122-111 Phoenix. Devin Booker realizoi 33 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lakers u dalluan Davis me 27 pikë, Russell me 26 e Reaves me 25 pikë. Memphis, falë 37 pikëve e 10 kërcimeve të Jaren Jackson, mundi 130-125 Houston më efikas ishte Green me 32 pikë.
Denver konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 118-104 ndaj Washington. Nikola Jokic protagonist me 31 pikë e 12 kërcime. Fitore të lehtë arrin Milwaukee, që mbron kreun në Lindje pas fitores 130-94 ndaj San Antonio . Më efikas ishte Antetokounmpo 31 pikë e 14 kërcimer. Miami mundi 127-120 Nju York . Butler ishte më efikas me 35 pikë).
Rezultatet e sotme:
Washington – Denver, 104-118
Dallas – Golden State, 125-127
Miami – Nju York, 127-120
Toronto – Indiana, 114-118
Chicago – Philadelphia, 91-116
Memphis – Houston, 130-125
Milwaukee – San Antonio, 130-94
Minnesota – Atlanta, 125-124
Utah Jazz – Portland, 115-127
Lakers – Phoenix, 122-111