NBA: Dallas mund Utah Jazz me 50 pikë diferencë

Shtatë fitore të  skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 11-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit. Fitoren më të thellë sot  ka shënuar Dallas duke e mundur ekipin Utah Jazz, me 50  pikë diferencë apo 147-97. Lojtari më i mirë i këtij takimi ishte slloveni Luka Donçiq i cili realizoi “triple double”, me 40 pikë, 10 kërcime e 11 asiste, i ndihmuar nga Irving  që realizoi 26 pikë 3 kërcime e 4 asiste.

Los Angeles Clippers shënoi fitore të rëndësishme kundër kampionit në fuqi Denver me  rezultatin 111-102. Për Clippers u dallua Paul George i cili realizoi 25 pikë Ndërsa  te  skuadra  e Denver si gjithmon më efikas  ishte Jokiq i  cili realizojnë “triple double”, me 22 pikë, 15 kërcime  e 10 asist. Jashtë fushe fiton Memphis, që mundi ekipin e Detroit me rezultatin 116-102. Lojtari më efikas në këtë ndeshje ishte Bane, autor i 49 pikëve.

Golden State Warriors shënoi  fitore të rëndësishme kundër Portladit me rezultatin 110-106. Më efikas ishte Stephen Curry  i cili realizoi 31 pikë. Minnesota e cila  mbanë kreun e tabelës  në Perëndim  shënoi fitore  kundër San Antonio me rezultat 102-94 , Te  skuadra  fituese  6  lojtar kanë shënuar  mbi 14 pikë që ishin vendimtare për fitoren e vendasve

Rezultatet e sotme

Cleveland – Orlando, 121-111

Detroit – Memphis, 102-116

Washington – Philadelphia, 126-131

Atlanta – Brooklyn, 113-114

Minnesota – San Antonio, 102-94

Toronto – Miami, 103-112

Chicago – Charlotte, 111-100

Houston – Oklahoma, 110-101

Dallas – Utah Jazz, 147-97

Golden State – Portland, 110-106

Clippers – Denver, 111-102

/KLanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share