NBA: Clippers sërish mundi Lakers në derbin e Los Angelesit

Philadelphia humbë në shtëpi nga Milwaukee

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar dy ndeshje fantastike  në kuadër të xhiros së dytë në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Ndeshje dramatike ishte përballja derbi e raundit të dytë ndërmjet dy skuadrave  të  Los Angelesit ku fitues në cilësin e mysafirit  doli Clippers, pasi kanë mundur  ekipin Lakers me rezultatin 103-97. Për Clippers ishte kjo fitorja e tetë radhazi  në derbin e Los Angelesit

Loonie Walker ishte më efikasi te vendasit me 26 pikë, derisa Anthony Davis shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Një ndeshje tjetër tejet interesante u zhvillua në Wells Fargo Center të Philadelphias, ku vendasit pësuan humbje me dy pikë diferencë nga Milwaukee Bucks 88:90.

Më efikas ishte Giannis Antetokounmpo me 21 pikë, 13 kërcime e tetë asiste , ndërsa te vendasit më efikas ishte James Harden I cili ishte I shkëlqyeshëm duke realizuar 31 pikë.

12 takimet tjera do të zhvillohen të shtunën, takohen:

Charlotte Hornets – Nju Orleans

Indiana Pacers – San Antonio Spurs

Washington  – Chicago Bulls

Atlanta  – Orlando Magic

Brooklyn  – Toronto

Miami Heat – Boston Celtics

Nju Jork – Detroit Pistons

Houston Rockets – Memphis Grizzlies

Minnesota – Utah Jazz

Golden State Warriors – Denver

Portland – Phoenix Suns

Gazetar  Shaban Sianni  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share