Dy fitore të ekipeve vendase dhe tret ë atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot nëkampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Cleveland, paar tifozëve të vet arriti të gjunjëzon ekipin favoiritë Golden State Warriors duke e mundur me rezultat të sigurtë 115-104 . Te skuadra vendas të gjithë lojtarë titular realizuan mbi 10 pikë, ndërsa u dalluan Mitchell me 31 pikë e Garland me 24 , ndërsa pë Warriors më efikas ishte Curry I cili realizoi 28 pikë
Toronto fiton në transfertyë, kësaj radhe mundi ekipin San Antonio me rezultat 123-116, Më efikas te Toronto, isht Bernars I cili realizoi 30 pikë e 11 kërcime si dhe Anunoby e Schroder të cilët shënuan nga 24 pikë secili, ndërsa te San Antonio më efikas ishte Johnson me 26 pikë,
Në transfertë fitoi edhe Memphis, që mundi Portlandin me frezultatin 112-100. Më efikas ishin Bane me 30 pikë e Jackson me 27 ishin lider në fushë për miqtë. Fiton edhe ekipi i Phoenix mundi Detroitin me rezultatin e sigurt 120-106 fal lojës së shkëlqyer të Durant I cili realizoi 41 pikë. Dallas para tifozëve vendas pa probleme mundi Charlotte me rezultatin 124-118 , Donçiq realizoi 23 pikë, 12 kërcime e 9 asiste, ndërsa shtatë lojtarë të ekipit realizuan mbi 10 pikë. Te miqët më efikas ishin Ball La me 30 pikë. 10 kërcime e 13 asiste dhe Hayward me 20 pikë, 4 kërcime e 8 asiste.
Rezultatet e sotme:
Detroit – Phoenix, 106-120
San Antonio – Toronto, 116-123
Cleveland – Golden State, 115-104
Dallas – Charlotte, 124-118
Portland – Memphis, 100-112
/KLanMacedonia/