NBA: Cila skuadër do mbetet në krye të Perëndimit Minnesota, Denver apo Oklahoma?

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe 9-të atyre mysafire është epilogu i 14 ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Në Konferencën Perëndim vijon beteja për pozitën e parë, tre skuadrat pretendente për këtë pozitë Minnesota, Denver dhe Oklahoma sot ishin në nivelin e duhur dhe kanë shënuar fitore të sigurta.

Minnesota ruan për momentin vendin e parë, duke mundur Washingtonin me rezultat 130-121. Më efikas ishte a Anthony Edwards me 51 pikë.

Denver po me rezultat të sigurt mundi Utah Jazz 111-95 . Më efikas ishin Jokiq e Murray me nga 28 pikë secili. Aktualisht ekipi I tretë në renditje Oklahoma, ishte më e mire se Sacramento duke e mundur me rezultatin 112-105.

Lakers ka zhgënjyer tofozët vendas duke humbur nga Golden State Warriors me rezultat 120-134. Klay Thompson, me i 27 pikë ishte më efikas te ekipi fitues Milwaukee ndali serinë e fitoreve të ekipit më tëmire në Lindje, duke shënuar fitore kundër Boston me rezultatin 104-91, duke u ngjit në pozitën e dytë .

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Dallas, 104-130
Philadelphia – Detroit, 120-102
Toronto – Indiana, 123-140
Atlanta – Miami, 111-117
Milwaukee – Boston, 104-91
Chicago – Nju York, 117-128
Houston – Orlando, 118-106
Memphis – San Antonio, 87-102
Minnesota – Washington, 130-121
Oklahoma – Sacramento, 112-105
Utah Jazz – Denver, 95-111
Lakers – Golden State, 120-134
Phoenix – Clippers, 92-105
Portland – Nju Orleans, 100-110

Lexo gjithashtu
Total
0
Share