NBA: Brooklyn s’ka të ndalur, shënon fitoren e 9-të radhazi

Katër fitore të skuadrave vendase dhe tri e atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Brooklyn regjistroi fitoren e nëntë radhazi, kësaj radhe në transfertë mundi ekipin Cleveland me rezultatin 125 – 117 duke u ngjitur në pozitën e tretë në konferencën e Lindjes. Dy loJtarët më të mire saj Irving dhe Durant realizuan nga 32 pikë secili.

Fitore në transfertë ka shënuar edhe Clippers, kundër ekipit Detroit me rezultatin 142-131. Lojtari më I mire I ndeshjes ishte Paul George me 32 pikë e 11 asist. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Miami, që mundi Minesotan 113-110.

NJu Orleans ngjitet në vendin e dytë në Perëndim pas fitores ndaj Indiana 113-93.. Fitore të lehtë korri Houston, ndaj Çikagos në transfertë 133-118 Chicago, ndërsa Portland mundi Charlotte 124-113, falë 32 pikëve e 10 kërcimeve të Grant

Rezultatet e sotme

Cleveland – Brooklyn, 117-125

Detroit – Clippers, 131-142

Miami – Minnesota, 113-110

Chicago – Houston, 118-133

Nju Orleans – Indiana, 113-93

San Antonio – Utah Jazz, 126-122

Portland – Charlotte, 124-113

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share