Në tre ndeshjet e dyta të çerekfinales së play off-it në kampionatin amerikan NBA, të basketbollit skuadrat vendas dolën fituese
Boston shënoi fitore të sigurtë ndah Atlanta me rezultat 119-106, me efikas ishte Jayson Tatum me 29 pikë, 10 kërcime e 6 asiste, Derrick White me 26 pikë, 7 kërcime e 2 asiste, ndërsa te Atlanta më efikas ishte Dejounte Murray me 29 pikë 6 kërcime e 6 asiste. Për ekipin Boston ishte kjo fitorja e dytë radhazi në këtë faze të play off-it
Fitore të sigurtë ka shënuar edhe Cleveland në përballjen me Nju Jorkun me rezultat 107-90. Te vendasit më efikas ishte Darius Garland me 32 pikë, 3 kërcime e 2 asiste. Ndërsa te Nju Jork më efikas ishte Julius Randle me 22 pikë, 8 kërcime e një assist. Rezultati në fitore tani është I barabartë 1-1
Phoenix Suns gjithashtu me rezultat të thellë ka shënuar fitore ndaj Los Angeles Clippers 123-109, Realizator më mire ishte Devin Booker me 39 pikë, 1 kërcim e 9 asiste. Rezultati aktual i këtyre ekipeve ëashtë i barabartë 1 me 1 në fitore.
Rezultatet e sotme:
Boston – Atlanta 119-106 (2-0)
Cleveland – Nju Jork 107-90 (1-1)
Phoenix Suns – Los Angeles Clippers 123-109 (1-1)
Shaban Sinani /KlanMacedonia/