Në ndeshjen e dytë të finales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA Boston i afrohet edhe më shumë titullit kampion , pas fitores kundër Dallas me rezultatin 105-98 . Pas kësaj ndeshje Skuadra e Boston udhëheq 2-0 serinë e ndehjeve të fituara , duke i shfrytëzuar në maksimum dy takimet e para të luajtura në fushën e vetë.
Pëer ekin vends të Bostonit me lojë mirë dhe efikase u veçauan Holiday me 26 pikë e 11 kërcime si dhe Brown me 21 pikë.
Për Dallas, Luka Donçic realizoi një “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 11 kërcime e 11 asist, ndërsa Irving realizoi vetëm 16 pikë.
Tashmë seria e finaleve play off në NBA do të spostohet në Perëndim, ku në fushën e Dallas do të luhet dy takimet e radhës.
Finale-Play off
Nd.1, Boston – Dallas, 107-89
Nd.2, Boston – Dallas, 105-98 (2-0)
Nd.3, Dallas – Boston, 12 qershor